Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeBotaSuedia jep një lajm të keq për emigrantët

Suedia jep një lajm të keq për emigrantët

Suedia ka harxhuar burimet e saj për të marrë më shumë azilkërkues pas fluksit të refugjatëve të vitit 2015, ka thënë ministri vendas i Financave, duke sugjeruar që migrantët dhe refugjatët mund të ketë fat më të mirë në një vend tjetër të BE-së.
“Integrimi nuk po funksionon siç duhet. Kjo nuk funksionoi edhe para vjeshtës së vitit 2015, por për mua është e qartë se nuk mund të presim më shumë se sa jemi në gjendje të integrojmë “, tha Magdalena Andersson për Dagens Nyheter. “Kjo nuk është e mirë për njerëzit që vijnë këtu dhe nuk është mirë edhe për shoqërinë në përgjithësi.”

Në vitin 2015, në kulmin e krizës së refugjatëve në Evropë, rreth 163,000 njerëz kërkuan azil në Suedi, sipas agjencisë kombëtare të migracionit .

“Ne duhet të sigurojmë që kurrë të mos përfundojmë në një situatë të tillë, siç ishim në vjeshtën e vitit 2015”, tha Andersson, duke shtuar se vendi po përjeton mungesë të madhe strehimi dhe si rezultat edhe mungesë të mësimdhënësve.

“Tani fokusi duhet të jetë mbi ata që kanë të drejtën të qëndrojnë në Suedi për t’i pajisur ata me punë dhe akomodim, si dhe për të dhënë arsimimin e nevojshëm për fëmijët, tha ministri.Migrantët dhe refugjatët do të “kenë më shumë mundësi nëse shkojnë në një vend tjetër”, tha Andersson. Ata që vijnë në vendin nordik do të përballen me “një situatë shumë të tensionuar”, paralajmëroi ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!