Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniStudentja Nikollova: Maqedonasit kanë vrarë fëmijët te Liqeni i Smilkovës, për të...

Studentja Nikollova: Maqedonasit kanë vrarë fëmijët te Liqeni i Smilkovës, për të akuzuar shqiptarët


Studentja maqedonase Irena Nikollova, e cila studion në Australi, po ‘trondit’ opinionin maqedonas duke nxjerrë në shesh realitetin që maqedonasit gjatë kohë nuk kanë dashur ta shohin. Ajo në postimin e fundit në Facebook, ka shkruar se vetë maqedonasit kanë kryer vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës, vrasje për të cilën gjatë qeverisjes së kaluar u dënuan 6 shqiptarë me dënime të përjetshme, transmeton Gazeta Lajm.
“I vramë fëmijët tanë te Liqeni i Smilkovës që t’ua hedhim fajin të tjerëve, e çuam në ajër Manastirin e Leshokut, e vramë Tamarën e vogël, respektojmë kriminelë lufte (Johan T) dhe mijëra sjhembuj tjerë që janë të dokumentuar në arkivat botërore gazetareske. Nuk dua të gjeneralizoj një popull të tërë, por janë shembuj konkretë,që do të thotë se jemi popull agresiv. Doktrina e shovinizmit na ka bë që t’i urrejmë të gjithë, njëjtë si serbët të cilët me bekimin e kishës vrisnin gjithçka para veti. Duhet ta ndryshojmë mentalitetin nëse dëshirojmë prosperitet, demokraci, bashkëjetesë&kulturë të civilizuar”, ka shkruar Nikollova.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments