Rinia i kundërvihet retorikës së urrejtjes me vallëzim
Strugë, 18 shkurt
Disa të rinjë, djem e vajza, në kuadër të projektit të Institutit për media në Maqedoni me mbështetjen e ambasadës së Britanisë së Madhe dhe komunës së Strugës, në qendër të Strugës, tek ura kryesore, në kuadër të aktivitetit dhe realizimit të projektit “Me kreativitet dhe aktivitet rinor, kundër retorikës së urrejtjes”, përkundër temperaturës së ulët, me një perfomancë të pëlqyer edhe nga kalimtarët, shprehën në mënyrën e tyre të veçantë kundërshtimin e rinisë ndaj retorikës së urrejtjes.
Kalimtarët e rastit dhe shumë qytetar të tjerë që ishin të pranishëm gjatë performimit të rinjëve, vallëzimit të tyre ritmik dhe përplot lëvizje dhe figura artistike, nën përkujdesjen e ideatores së këtij projekti, e pelqyen këtë mënyrë të veçantë, që po realizohet në disa qytete të Maqedonisë, i organizuar nga Instituti për media në Maqedoni me mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së madhe dhe komunës së Strugës.
(Struga Ekspres)