Wednesday, June 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniStrugë-Ohër, shënon rënie numri i filloristëve

Strugë-Ohër, shënon rënie numri i filloristëve

Këtë vit, 43 nxënës më pak janë regjistruar në klasat e para nëpër shkollat fillore në Strugë. Numri është zvogëluar nga 613 në 570 nxënës të klasave të para, ose dy paralele më pak. Më shumë ulje të shifrave ka në dy shkollat më të mëdha në Labunisht dhe në Strugë. Në Labunisht ka 20 nxënës më pak kurse në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë 27 nxënës më pak.

Në zonat rurale, situata më e keqe është në shkollën e fshatit Dollogozhdë, e cila ka edhe pesë shkolla rajonale. Këtu vitet e fundit ka pasur rënie të vazhdueshme. Vitin e kaluar, janë regjistruar 39 nxënës kurse tani vetëm 32 në klasat e para. Në fshatin Jabllanicë, ka shtatë nxënës të klasave të para kurse vitin e kaluar kishte 12.

Por, në disa shkolla në Strugë këtë vit ka edhe rritje minimale krahasuar me vitet e kaluar. Në fshatrat Veleshtë ka pesë nxënës të klasave të para më shumë se vitin e kaluar dhe në Ladorishtë 15. Përndryshe, numri i nxënësve të klasave të para në gjithë rajonin e Strugës në pesë vitet e fundit, është më i ulët për rreth 200 fëmijë. Në Ohër, numri i nxënësve të regjistruar në klasë të parë është vetëm tre më pak se vitin e kaluar. Këtë vit janë regjistruar 480 kurse në vitin shkollor 2019-2020, 483. Por, në Ohër këtë vit në shkollën fillore në fshatin Kuratica nuk është regjistruar asnjë nxënës në klasë të parë.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments