Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStrugani Seit Kreka me ekipin e tij "Fc Young Team" mposht bindshëm...

Strugani Seit Kreka me ekipin e tij “Fc Young Team” mposht bindshëm ekipet evropiane dhe shpallet kampion (FOTO)

Ekipi i trajnerit tashmë të njohur dhe të suksesshëm z.Seit arrin majat e çdo suksesi kudo ku ai me skuadrën e tij ballafaqohet nëpër turne të ndryshme me skuadra ballkanike dhe evropiane,shkruan Struga Ekspres.

“Fc Young Team” me gjeneratën 2010 , (7/8 vjecar) është shpallur kampion në turneun e fuqishëm në Bansko të Bugarisë, duke i fituar bindshëm të gjitha ndeshjet pa asnje barazim dhe pa asnjë humbje.

“Kemi fituar Lokomotiv Sofien në Finale me rezultatin 6 me 2.
Gjithashtu Ervin Coma , ështe shpallur lojtari më i mirë i turneut.”,shprehet i entuziazmuar për Struga Ekspres trajneri strugan Seit Kreka.

Në turne kanë qenë pjesmarrëse skuadrat e njohura si Vardari, Paoku , Lokomotiva , Levski , Rabotnicki , Akademija Pandev dhe shumë skuadra tjera të fuqishme.

“Shkolla jone ka mahnitur të gjithë tifozet në Bansko me ndeshjet tona fantastike , shume gola te shenuara ,plotë 22 gola dhe shumë raste për të shënuar duke siguruar spektakël të vërtetë në fushë”, përfundon Seit Kreka.
Kujtojmë se Seit Kreka ka trimfuar kudo nëpër turnetë e organizuara, si ato evropiane dhe ato ballkanike.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments