Burime nga BDI kanë konfirmuar se Jeton Shaqiri do të udhëheqë me Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave.
Shaqiri vjen në Bujqësi pasi i njëjti deri më tani ka udhëhequr me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, transmeton TV21.
MShIA, me marrëveshjen që u nënshkrua dje mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi do të udhëhiqet nga AAA.
Ndërkaq me Bujqësinë udhëhoqi Lëvizja Besa, por e njëjta u largua nga Qeveria duke iu bashkuar bllokut opozitar.
Se Bujqësia do t’i takojë BDI-së, njoftoi edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.