Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëStrugani Endrit Ahmeti: “Gjysh im i ndjerë Skënder Ahmeti, ja dolëm, ëndrra...

Strugani Endrit Ahmeti: “Gjysh im i ndjerë Skënder Ahmeti, ja dolëm, ëndrra u bë realitet” (FOTO)

Endrit Ahmeti nga Struga është violinisti i talentuar i cili në fushën e muzikës po ndjek hapat e gjyshit të tij të ndjerë Skender Ahmetit i cili një jetë të tërë dha shumë për jetën muzikore në Strugë dhe më gjerë,shkruan Struga Ekspres.

Endriti studion për violinë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, tani viti i tretë ku edhe ja del me sukses të shkëlqyer.

“Deshirën për të vazhduar muzikën, më saktë violinën ia detyroj gjyshit tim të dashur, tani i ndjerë, Skender Ahmeti.
Kam qene mjaftë aktiv duke marrë pjesë në shumë gara dhe takime të ndryshme.Në shkolle te mesme kam marre çmime në solfezh, harmoni dhe violinë. Edhe tani si student nuk kam munguar, d.m.th. jam aktiv si ne gara ashtu edhe ne evenimente, koncerte te ndryshme.”,shprehet për Struga
Ekspres,artisti i ri strugan, Endrit Ahmeti.

Endriti më 1 qershor mori pjesë në violinë në garën nderkombëtare “ARS KOSOVA” në Prishtinë , ku fitoi edhe vendin e dytë.

“Sot bashkë me kuartetin ku bëj pjesë, përsëri garuam në “ARS KOSOVA”, në drejtimin muzikë kametrale, ku morëm çmimin e dytë. Ishte gezim dhe emocion i papërshkruar ky perjetim, veçanërisht per mua si fitues i dyfishtë. Rrugëtimi im sapo ka filluar.Besoj se me pune dhe perkushtim do tê arrij atje ku pretendoj. ENDRRA JONE PO BEHET REALITET, I DASHUR GJYSH SKENDER!”,tregoi me emocion dhe gëzim për Struga Ekspres, Endrit Ahmeti.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!