Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiStruga "Trim Lum" kalon me sukses raundin e parë të Kupës së...

Struga “Trim Lum” kalon me sukses raundin e parë të Kupës së Maqedonisë

Struga Trim Lum kalon me sukses raundin e parë të Kupës

🔴 Struga Trim Lum ka kaluar me sukses raundin e parë të Kupës, pasi sot në transfertë mundi ekipin nga Kamenica, Sasa, me rezultatin 2:0.
⚪️ Ekipi ynë që nga fillimi diktoi tempo, duke mos i lënë shumë hapësira skuadrës vendase, e cila kapituloi në minutën e 36-të, kur Emir Skenderi edhe njëherë tjetër tregoi cilësitë e tij të larta sulmuese.
🔴 Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën u zhvillua një lojë thuajse e njëjtë, me Struga Trim Lum që kishte posedimin e topit dhe ekipin vendas që tentonte të rrezikonte portën e Mireseloskit, mirëpo pa sukses.
⚪️ Fitoren dhe rrugëtimin tonë drejt garave të Kupës e konfirmoi rezervisti Berat Beqiri me golin e realizuar në minutën e 85-të. Për Beqirin ishte ky goli debutues me fanellën e Struga Trim Lum, te e cila skuadër sot që nga minuta e parë debutoi edhe Suhel Muharemi.
#forcastrugatrimlum 💪💪💪

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments