Sunday, November 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiSTRUGA KURBETQARE dhe "MIKPRITJA" në ATDHE !

STRUGA KURBETQARE dhe “MIKPRITJA” në ATDHE !


STRUGA KURBETQARE dhe “MIKPRITJA” në ATDHE !

– Në Strugë,policia me dënime drakonike në komunikacion-

Dikur “puntorët e përkohshëm” shqiptar në boten e jashtme, i kapte tmerri kur duhej të ktheheshin në vizitë në vatrat e tyre. Të vetëdijshëm për befasirat nga më monstruozet në atdhe,ato të vendosur e të shtyrë nga malli ktheheshin mu në “gojë të ujkut” ! Aty fillojshin ndëshkimet e akuzat të çfardollojit! Loja skish mbarim. U merreshin sidomos pasaportat me akuzat e rënda gjajase për veprimtari armiqsore jashta vendit. Epilogu dihej; plaçkitje me suma të mëdha për tua kthyer pasaportat.
– Për çudi këto skenare vazhdojn edhe sot, por tani në forma tjera, më të sofistikuara. Policija në qytetin e Strugës sot po bën kërdinë me dënimet drakonike ( ekskluzivisht në € edhe pse valuta e vendit është Denari,) dhe gjithmon në cak ka kurbetqarët e ardhur në vendlindje.
Në qytetin e Strugës këtë verë lëvizjet në komunikacion i jan nënshtruar një regjimi të ri- njëkahësh e të mbrapsht ku krijohet një tollovi e konfuzitet i paparë. Policia e qytetit, në vend të rregullon qarkullimin ajo vazhdon praktikën e dikurshme duke zënë pritat dhe merret me haraçllëkun e preferuar e të trashëguar nga koh e përvojes moniste. Dënimet drakonike jan përditshmëri që fort po bezdisin qytetarët e ardhur nga vendet e ndryshme të Europes por edhe nga qytete tjera të vendit; kryesisht shqiptarë !
Shum nga to ndjehen të revoltuar e zhgënjyer me arrogancen e atyre që duhet të jen në shërbim të popullit.Ato kritikojnë qëndrimin edhe të kuadrove shqiptare në polici me inferioritetin përball kolegëve të tyre maqedonas edhepse kryeshefi i policisë është pikërisht një shqiptar. Refreni i mllefit të tyre për çdoditë e më shum shtohet duke shprehur revolten se ndjehen të plaçkitur dhe se gabojnë që vijn në këte vend të diskriminimit e grabitjes në emër gjajase të ligjit ! Ato supozojnë se këto “masa” shërbejn për mbushjen e buxhetit të vjedhur nga pushtetarë dhe demotivimin për kthim në vendlindje.

Sabaudin Zhuta

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!