Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStruga dhe Ohri kanë mungesë të mjekëve amë

Struga dhe Ohri kanë mungesë të mjekëve amë

Gazetar: Miki Trajkovski

Banorët e Ohrit së shpejti nuk do të ketë kush t’i kontrollojë, sepse mjekët amë po dalin në pension dhe nuk ka kush t’i zëvendësojë. Klinikat po mbyllen, ndërsa të rejat pothuajse nuk hapen kurrë. Mjekët amë thonë se nëse nuk merren masa situata do të bëhet gjithnjë e më alarmante.

“Aktualisht ose pas disa muajsh mund të dalin në pension edhe 7-8 persona, nëse nuk e zgjasin afatin e punësimit…. Tashmë disa kolegë po paralajmërojnë pensionimin e tyre, ndaj ka mundësi që Ohri të mbetet me një numër në rënie të mjekëve amë”, tha Violeta Mickoska-mjeke amë.

“…Unë shoh që nga kolegët më të rinj askush nuk dëshiron të punojë si mjek amë, sepse e konsiderojnë mosmirënjohje, përbuzje dhe thonë – nuk dua të jem sekretar. Na shohin si sekretar, gjë që nuk është aspak kështu…”, theksoi Ruzhica Angjeleska-doktor i mjekësisë familjare.

Ligji lejon që mjekët amë të vazhdojnë punën edhe pasi të kenë mbushur moshën e pensionit, deri në moshën 64 vjeçare, përkatësisht deri në moshën 67 vjeçare. Bashkëbiseduesit tanë thonë se profesioni i mjekut amë po bëhet gjithnjë e më i vështirë, dhe për shumë shërbime po vuajnë edhe pacientët.

“Më në fund, pacientët që shkojnë në kontrolle të rregullta për të ekzaminuar faktorët e koagulimit në transfuzion, ose për hormonin e prostatës, apo për disa analiza të tjera, duhet të vijnë tek ne, ne t’u printojmë rezultat, dhe me atë rezultat të shkojnë te specialisti. ….”, tha Violeta Mickoska-mjeke amë.

“…Pacientët torturohen edhe për një test të thjeshtë të kolesterolit të mirë dhe të keq, CRP… Ne kemi luftuar deri më tani dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, të lejohemi ne që të përshkruajmë disa nga barnat që kërkojnë rekomandim të nivelit dytësor”, deklaroi Ruzhica Angjeleska-doktor i mjekësisë familjare.

Situata është e ngjashme edhe në Strugë, ku numri i mjekëve amë po ashtu ka filluar të numërohet në gishta, ndërsa në rajonin e dy komunave jetojnë mbi 100 mijë qytetarë./Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments