Tuesday, March 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiStevo Pendarovski vlerson lartë aktivistin Nderim Pollozhani dhe "KAB" për pastrimin e...

Stevo Pendarovski vlerson lartë aktivistin Nderim Pollozhani dhe “KAB” për pastrimin e bregut të liqenit (FOTO)

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson aktin shumë human dhe shembullor të Klubit Alpin Bjeshkatar-Struga, shkruan Struga Ekspres.

Pendarovski gjithashtu vlersoi Nderim Pollozhanin se njê nga iniciatorët e aksionit pêr pastrimin e bregut të liqenit të Ohrit.

“Vetëm përmes shembullit personal do të rrisim ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë e publikut për të ruajtur natyrën dhe për të kontribuar për një mjedis ekologjikisht më të pastër.

Mbështetje për aktivistët dhe vullnetarët e Strugës që organizojnë aksione mjedisore për pastrimin e brigjeve të liqenit të Ohrit.

Nderim Polozhani, iniciator i aksionit dhe kryetar i klubit alpin bjeshkatar “KAB” nga Struga, shpreson se iniciativa e tyre qytetare do të inkurajojë pushtetin lokal që t’i mbështesë në aktivitetet e tyre të radhës.”, shkruan Pendarovski.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments