Wednesday, April 30, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniStevo Pendarovski: Bojkoti i zgjedhjeve, në favor të Gruevskit dhe VMRO-së

Stevo Pendarovski: Bojkoti i zgjedhjeve, në favor të Gruevskit dhe VMRO-së

Kandidati për president Stevo Pendarovski ka ftuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut, që të dielën të gjithë të dalin në votime, shkruan gazeta Lajm.
Kandidati i shumicës, ka thënë se bojkoti i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale shkon në favor të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE-së dhe Gordana Siljanovskës. “Ftojë të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje dhe përgjithmonë të konfirmojmë të ardhmen tonë veri-atlantike” tha Pendarovski.
Ai pret që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të jetë i suksesshëm dhe të arrihet cenzusi i nevojshëm.
Pendarovski komentoi edhe thirrjen e profesorit Blerim Reka për dalje masive në zgjedhjet e së dielës dhe votime për NATO-n dhe BE-në.
“Thirrjen e Rekës e respektojë dhe e cilësoj si një thirrje të një demokrati dhe intelektuali me përcaktim evropian. Apel në kohë të duhur nga një njeri i cili e ka të qartë se cilën palë e ndihmon bojkoti i zgjedhjeve”, tha Pendarovski, i cili bëri thirrje për zgjedhje të qeta dhe demokratike.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments