Po ndodh një ikje masive e mjekëve në Strugë, pas diplomimit ata regjistrohen në kurs të gjuhës gjermane, për të ikur jashtë vendit,kryesisht në Gjermani, shkruan Struga Ekspres.
Kjo është shumë e theksuar në këtë vit, që bën mjekët e rinjë në kërkim tê mundësive të reja.
Qindra mjekë brenda 10 viteve profesionin e tyre e ushtrojnë jashtë vendit të tyre.
Si shkak kryesor për largimin e mjekëve ështê rroga e ulët, por edhe vendosja e sistemit të pagesës sipas punës dhe mungesa e kushteve tjera për t’i motivuar mjekët që të mos largohen.
(Struga Ekspres)