Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSpitalet pa kuadro, mjekët në emigrim

Spitalet pa kuadro, mjekët në emigrim

Këto pacientë vijnë të bëjnë analizat e gjakut, por nuk mund të marrin shërbimet e duhura mjekësore.
Disa prej tyre presin me orë të tëra, kurse të tjerët e humbasin durimin dhe kthehen pa mbaruar punë. Për shkak mungesës së mjekut specialist, kjo situatë është krijuar prej dy muajsh në repartin e Transfuziologjisë në Spitalin e Kumanovës. Kjo paciente tregon se shpesh vjen për të kontrolluar pasqyrën e gjakut, por thotë se mjekja ka dalë ne pension dhe i duhet të pres më gjatë për të marr rezultatet.

“Infermierja na tha se mjekja ka qenë në pushim ne dëgjuam se do të dal në pension. E zëvendëson një mjeke tjetër që vjen nga Kriva Pallanka, na thanë se do të vijë ndonjë mjeke nga Kriva Pllanka. Unë duhej të bëj kontrolle çdo muaj erdha në shkurt, por ajo nuk ishte këtu dhe tani do të pres deri më 19 mars”, tha një paciente.

Mjek specialist nuk gjetëm, por motra medicinale na tha se të gjitha shërbimet kryhen në formë elektronike, duke dërguar analizat e gjakut në Institutin e Transfuziologjisë në Shkup. Njomza Avdiu thotë se rezultatet e analizave nuk vonohen më shumë se 24 orë, por ajo e pranon se punët po ecin me vështirësi në këtë repart.

“Ankesat e pacientëve janë se janë mësuar të kenë mjek në repartin tonë nonstop, siç ka qenë më parë. Ankesa kryesore është kjo: pse nuk ka mjek prezent? Ne mjek kemi në Shkup për t’i lexuar raportet, por jo këtu. Mjek për dhuruesit e gjakut kemi, ata vullnetarët nuk i kthemi. Reparti i transfuzionit të gjakut këtu plotësisht funksionon vetëm për dhuruesit e gjakut. Kurse mjek specialist për transfuziologji nuk kemi gati dy muaj”, tha Njomza Avdiu, motër medicionale në Transfuziologji.

Nga drejtoria e Spitalit të Kumanovës thonë e se kanë njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se në disa reparte duhet me urgjencë të punësojnë kuadro të reja. Sot, Ministri Filipçe tha se ky problem nuk është vetëm në Kumanovë, por edhe në spitalet publike të tjera qyteteve.

“Për momentin nuk ka transfuziologë për shkak se kolegu që ka punuar deri tani atje ka shkuar në pension. Tani disa herë transfiziologu nga Kriva Pallanka shkon në spitalin në Kumanovë dhe i kryen ato shërbime. Është filluar procedura për punësimin e transfuziologut por edhe të kuadrove tjera në bazë të vlerësimeve të udhëheqësin të spitalit”, u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Në shërbimet shëndetësore publike në Kumanovë, nuk është vetëm transfuziologjia pa specialistë. Mungesë të kuadrove mjekësore ka edhe në repartet tjera spitalore. Sipas drejtoreshës së Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva, e cila me profesion është anesteziologë, thotë se nga mungesa e specialistëve të anesteziologjisë, i duhet asaj të hyj në sallat e intervenimeve kirurgjike. Sipas të dhënave statistikore, deficiti i mjekëve specialist në tërë Maqedoninë është rritur me emigrimin e tyre në shtetet perëndimore./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!