Spasovski: Ziadin Sela dëshiron me çdo kusht të justifikojë humbjen e tij

0
18
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Unë absolutisht i hedh poshtë të gjitha akuzat me indinjatë, për çdo politikan që dëshiron të përfshijë policë në fushatën zgjedhore, asnjë politikan nuk është i përfshirë në fushatën e ndonjë partie politike në Maqedoni, tha ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në një intervistë, transmeton Express.
Rreth akuzave që lëshoi Zijadin Sela se un kam ju dërguar mesazhe njerëzve për të mos u ulur me Arben Taravarin, ai thotë se është dezinformat.

“Është keqinformim i pastër dhe nuk e di se ku bazohen se unë do të dërgoj mesazhe për të mos u ulur me të, kjo nuk është puna ime”, tha Spasovski.

Ai shtoi se mund të shikojë lirshëm në sytë e Zijadin Sela dhe se të gjitha këto pretendime janë një përpjekje nga Sela dhe Gruevski për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve./Express/