Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSpasovski: Secili do të përgjigjet para drejtësisë, pavarësisht nëse është ministër apo...

Spasovski: Secili do të përgjigjet para drejtësisë, pavarësisht nëse është ministër apo qytetar i thjeshtë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me gjoja përfshirjen e djalit të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nazim Bushi në vjedhjen e vajit të kanabisit nga fabrika “5 Letters” tha se bëhet fjalë për spekulim dhe se për rastin do të informojnë sot, duke theksuar se kushdo që ka kryer vepër duhet të mbajë përgjegjësi, pavarësisht nëse është ministër, drejtor apo qytetar i thjeshtë.

“Kjo është një pyetje që nuk bazohet në asnjë fakt dhe mendoj se është më mirë t’i dëgjojmë, të presim të gjitha argumentet dhe faktet që i referohen gjithë këtij procesi dhe ato argumente dhe fakte t’i hedhim në opinion. Gjatë ditës do të dalim me informacione konkrete për këtë rast dhe do t’i dimë të gjitha të dhënat dhe faktet. Këto fakte dhe të dhëna nuk përputhen me faktet dhe spekulimet tuaja. Shumë nga ato që keni thënë janë spekulime”, theksoi Spasovski, i pyetur se si djali i Bushit është përfshirë në hetimin për vjedhjen e vajit të kanabisit, duke qenë se automjeti i tij është fotografuar ditën kur ndodhi vjedhja në “5 Letteres”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments