Sunday, October 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSpahiu: Bekim Maksuti është një ndër intelektualët, patriotët më të mirë të...

Spahiu: Bekim Maksuti është një ndër intelektualët, patriotët më të mirë të kombit

Megjithatë Bekim Maksuti është një ndèr intelektualët, patriotët dhe djemtë më të mirë të kombit shqiptar.

Idiotizmi dhe shpirtligësia e atyre qê mundohen të ironizojnë, nënçmojnë dhe karikojnë me një lapsus të një profesori, ushtaraku, luftëtari të lirisë, përveç se nxjerrin në pah miskinizmin dhe dashakeqësinë prej injoranti, asnjë nga vlerat e sipër përmendura nuk ia shlyejnë dot Bekim Maksutit.
E si u lëshuat si hiena për të goditur një nga djemtë më të mirë dhe pregatitur shqiptar? E si s’u erdhi turp o ju trutharë e mendjedjallë, që të lëshoheni në formën më të ulët për të goditur një njeri që vlera dhe që ka sakrifikuar gjithçka kishte për lirinë dhe barazinë tonën e tuajë ?
O ju llapaqenër, para se të mundoheni të ironizoni me lapsusin e Bekimit, si nuk u kujtuat që, me të njëjtin entusiazëm, të tregoni për veprat dhe nivelin intelektual të tij?
Jo, ju nuk u lejon djallëzia shpirtërore dhe xhelozia e sëmurë që të pranoni merita të të tjerëve.
Ju jeni ata që mundoheni të ironizoni me lapsusin e Bekimit përmes statuseve tuaja me më shumë gabime gjuhësore sesa shkronjat të shkruara! Analfabetë!!!
Këta lloj njerëzish i urrej! Jo tani që Bekimin e kam mik dhe bashkëpartiak, por e gërditëshme më dukej edhe atëherë kur në të njëjtën mënyrë mundoheshin të tallen me lapsusin e z.Arben Taravarit. Po, edhe atëherë mendoja se një lapsus i tillë, Arben Taravarit nuk ia humbte vlerat e tija prej intelektuali, mjeku dhe nuk ia zhbënte kontributin e tij në të mirë të komunitetit.
Po edhe tani, sado që të mundoheni të ironizoni me Bekimin, ju nuk ja zhbëni dot kualitetet e tij profesionale, por mbi të gjitha nuk ia shlyeni dot veprat e tija patriotike, meritën e tija si komandant i UÇK-së në luftën e 2001-t, kur shumë nga Ju “eruditët” e sodit kapët plazhet e botës, për t’u kthyer pastaj të lirë për të luajtur rolin e fitnexhinjve.
Mjafni më o miskinë!!!
Artin Spahiu

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments