Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSot vendoset nëse do të udhëtohet ende me bileta të lira me...

Sot vendoset nëse do të udhëtohet ende me bileta të lira me Wizz Air

Marrëveshje për përkrahje financiare për aviolinja të lira do të nënshkruajnë sot ministri i Transportit Goran Sugarevski dhe përfaqësues të aviokompanisë me buxhet të ulët “Wizz Air”.

Kjo është Marrëveshja e tretë për subvencione për aviolinja mes Qeverisë së Maqedonisë dhe kompanisë “Wizz Air” gjatë tre viteve të ardhshme aviokompanisë duhet t’i paguhen pesë milionë euro. Fluturimet e subvencionuara nga aeroportet në Shkup dhe në Ohër duhet t’i shërbejë nga muaji mars këtë vit.

Marrëveshja vijon pas thirrjes së tretë që e ka publikuar Qeveria për ndarjen e përkrahjes financiare pas dy shpalljeve të pasuksesshme. Në të gjitha tre thirrjet ofertë parashtroi vetëm “Wizz Air”, e cila shërben aviolinja të lira nga aeroportet e Maqedonisë gjatë gjashtë viteve të kaluara.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!