Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSot nga Italia vijnë në Maqedoni 180 udhëtarë, do të qëndrojnë në...

Sot nga Italia vijnë në Maqedoni 180 udhëtarë, do të qëndrojnë në një hotel të Strugës

Sot në orën 14:00 në aeroportin e Shkupit, me fluturim të organizuar nga Venecia, Republika e Italisë, do të arrijnë 180 udhëtarë.

Si deri më tani, ashtu edhe për këta qytetarë tanë është organizuar udhëtim sipas standardeve të shkruara dhe të njëjtit do qëndrojnë në karantinë shtetërore për 21 ditë rresht në  një hotel në Strugë, në bazë të vendimit nga mbledhja e 40-të e Qeverisë së RMV-së, që ka të bëjë me pranimin e udhëtarëve që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, sipas listës së Organizatës Botërore Shëndetësore.

Çdo qytetar i RMV-së, i cili kthehet në vendin tonë me udhëtim të organizuar nga Qeveria, ka për obligim që vetë ta paguajë biletën e avionit dhe për tanimë me procedurën e vërtetuar janë të njoftuar të gjithë udhëtarët.

Vendosja në karantinë shtetërore është në kushte të kontrolluara në mënyrë të rreptë, pa asnjë kompensim financiar.

Si deri më tani, shtetasit tanë të cilët do të udhëtojnë nga Italia, gjegjësisht nga Venecia, nga aeroporti deri në lokacionin për karantinë shtetërore, do të dërgohen me autobus i cili do të kontrollohet rreptësisht.

Autobusët janë dezinfektuar nga ana e kompanisë së certifikuar, do të jenë në përcjellje të policisë, ndërsa shoferët  janë pajisur  me mjete mbrojtëse dhe skafandër. Për qytetarët është siguruar ushqim dhe ujë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments