Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSot është nxehtë

Sot është nxehtë

Sot po mban mot me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi verior.

Sipas DPHM, temperatura maksimale e ditës do të lëvizë midis 25 dhe 36 gradë celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të jetë 17 ndërsa maksimalja e ditës 34 gradë celsius.

Ditëve në vazhdim do të mbajë mot i ngjashëm dhe indeks të lartë të rrezatimit UV. Temperatura minimale të martën do të jetë në interval prej 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa maksimalja prej 30 deri në 37 gradë Celsius. Të mërkurën temperatura e mëngjesit do të lëvizë midis 13 dhe 21 gradë celsius, ndërsa maksimalja prej 31 deri në 37 gradë celsius. Dy ditët indeksi UV do të jetë 9.

Të enjten moti do të jetë me diell me erë të dobët nga drejtime të ndryshme dhe ulje të vogla të temperaturave. Pasdite në pjesët lindore do të ketë kushte për paraqitjen e jostabilitetit lokal. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22 gradë celsius, ndërsa maksimalja prej 29 deri në 36 gradë celsius.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments