Sot është dita e dytë e seancës për ndryshimet kushtetuese

0
9
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Kuvendi i Maqedonisë vijon ditën e dytë të seancës për ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit. Edhe sot vijojnë fjalimet maratonë të deputetëve ndërsa me pas do te kalohet ne votimin e ndryshimeve.

Dje mazhoranca i bëri thirrje deputetëve te të gjitha partive të mbështesin propozimet me qëllim zhbllokimin e proceseve eurointegruese.

Kryeministri Zoran Zaev premtoi falje për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në kuvendin e Maqedonisë, për të cilat u akuzuan deputetë të opozitës dhe përkrahës të saj.

Por VMRO u shpreh kundër, duke theksuar se deputetët e kësaj force politike nuk do të mbështesin ndërrimin e emrit përmes marrëveshjes së Prespës.

Në rast nuk sigurohen dy të tretat e votave atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.