Sot është dita e dytë e ndalimit të lëvizjes në fundjavë

0
1

Sot është dita e dytë e ndalimit të plotë të lëvizjes në vend gjatë fundjavës, e cila ka filluar që nga dita e premte në ora 16 dhe do të zgjasë deri nesër në ora 5 të mëngjesit. Masa e tillë u vendos si përpjekje për të zvogëluar përhapjen e virusit korona në vend, i cili ka marrë jetën 34 njerëzve dhe janë infektuar 760 persona.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Gjatë orës policore ndalesa për lëvizje nuk vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësore, marketet dhe restorantet të cilët bëjnë shpërndarjen e prodhimeve. Gjatë fundjavës, Inspektorati Shtetëror i Tregut do kontrolloj marketet që funksionojnë nëse kanë lejet e duhura për funksionim nga shtabet e krizave në qytetet paraprake.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit informon të gjithë fermerët të cilët nuk janë regjistruar në Regjistrin e Ndërmarrjeve Bujqësore dhe të cilët duhet të kryejnë aktivitete bujqësore gjatë fundjavave, këtë gjë mund ta bëjnë nëpërmjet telefonit, të informojnë Shtabin Komunal të Krizave dhe të kryejnë aktivtetet e tyre.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5