Monday, April 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSot 2 vite më parë, Struga humbi Mehmet Latifin, gazetarin e madh...

Sot 2 vite më parë, Struga humbi Mehmet Latifin, gazetarin e madh shqiptar (FOTO)

Sot bëhen 2 vite pa veprimtarin dhe gazetarin e mirënjohur Mehmet Latifi i cili ndërroi jetë në Strugë, më 4 prill 2018, transmeton Struga Ekspres!

Ai ishte një nga penat e shquara të gazetarisë. Ai deri në momentet e fundit të ushtrimit të profesionit në agjencinë e lajmeve INA, nuk u ndal duke qenë një reporter, analist dhe publicist i dalluar

Latifi ishte i njohur për mikpritjen e tij që ua bënte ekipeve gazetareske të gjitha mediumeve shqiptare dhe ndërkombëtare që vizitonin Strugën. Angazhimi i tij për afirmimin e këtij qyteti shqiptar në Maqedoni ishte i përditshëm.

Krahas kësaj, Latifi ishte një nga lidhje më të forta dhe më direkte të arbëreshëve të Zarës me trungun shqiptar. Ai vazhdimisht ka shkruar për komunitetin arbëresh në Zarë të Kroacisë, kurse ishte edhe mik i afërt me albanologun e njohur Aleksandar Stipçeviq.

Mehmet Latifi ka lindur në Preshevë në vitin 1949, kurse tërë karrierën e tij gazetareske e ngriti dhe e kaloi në Strugë. Vdekja e tij paraqet humbje të madhe për gazetarinë shqiptare në Maqedoni.

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments