Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëSonte vjen në Strugë, "Portret i pa kryer" në "K'tu Fest" (FOTO)

Sonte vjen në Strugë, “Portret i pa kryer” në “K’tu Fest” (FOTO)

Sonte, para publikut strugan, me fillim ne oren 21, ne Teatrin Poshka, ne kuader te festivalit K’tu Fest, shfaqet monodrama “Portreti i pakryer”, me autor Besim Rexhajn, dramaturg nga Prishtina, ne regji te regjisores nga Prishtina, Elmaze Nura, ne interpretim te aktores se shquar, Aurita Agushi, me skenografi te Majlinda Kelmendit, muzika Memli Kelmendi, kostumografia Samka Ferri, koreografia Agnes Nokshiqi. Shfaqja eshte koproduksion i autorit, Besim Rexhaj, dhe Teatrit Dodona, Prishtine! Ne qender te monodrames eshte Nora, historia e saj jetesore tronditese, e cila ndodhet ne kulmin e krizes jetesore, Nora e cila pushtohet nga konfliktet e brendshme e te jashtme, me veten e me te tjeret, me boten….Nora eshte femra, e cila e ka pritur 10 vite te dashurin e saj, te burgosur politik nga sistemi e nga babai i saj. Kur i dashuri i saj del nga burgu, ai, per shkak te dyshimeve te tij, nuk mund ta realizoje dashurine e tij jetesore me Noren! Dhe, meqe nuk mund t’ia thote ne sy, ia jep Letren e Lamtumires, me te cilen ia shpreh ndarjen! Aty edhe fillon monodrama! Nora, e tronditur, nuk mund ta hap Letren e Lamtumires, dhe e rikthen dhe e rimendon gjithe jeten e saj, dashurine, lirine, familjen e saj, pengesat jetesore dhe, ne fund, idene e vetvrasjes. …

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments