Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoni“Skënderbeu” mbërrin në Bruksel (VIDEO)

“Skënderbeu” mbërrin në Bruksel (VIDEO)

Shqiptarët e Belgjikës përgatiten për festën e Pavarësisë.

“Skënderbeu” ka ardhur në Bruksel mbi kalë dhe me flamurin kuqezi në dorë. Përballë simbolit futurist të Brukselit, Atomiumit, ky hero i rikujton Evropës se shqiptarët kanë mbrojtur vlerat dhe identitetin evropian të bashkuar.

Në këtë mënyrë e presin shqiptarët e Belgjikës këtë vit festën e Pavarësisë, falë grupit dhe shkollës “Vatra” me mbështetjen e deputetit shqiptar të Parlamentit të Brukselit, Ahmet Gjanaj.

“Është një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në Belgjikë, por edhe shpresë, pasi siç ka thënë Skënderbeu dhe kjo është edhe moto e Belgjikës: “Bashkimi bën fuqinë”, tha Ahmet Gjanaj, deputet shqiptar i Brukselit.

Kryebashkiaku i Brukselit shpreson që Brukseli të bëhet edhe kryeqyteti i shqiptarëve, kur Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Shpresoj që brenda disa vitesh, shqiptarët do të mund të thonë që Brukseli është edhe kryeqyteti i tyre, pasi atëherë Shqipëria do të jetë bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne duhet të punojmë për këtë”, tha Philippe Close, kryetar i bashkisë së Brukselit.

Në aktivitet morën pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë pranë BE-së dhe Beneluksit, Suela Janina dhe ai i Kosovës, Bernard Nikaj, së bashku me qindra shqiptarë të Belgjikës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments