Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSkandaloze/ Prifti refuzon varrimin e babait të zyrtarit të LSDM, sepse i...

Skandaloze/ Prifti refuzon varrimin e babait të zyrtarit të LSDM, sepse i quan tradhëtarë?!

Një prift nga Manastiri ka refuzuar tia kryejë ceremonitë e varrimit një të vdekuri, vetëm pse ishte babai i ish-deputetit dhe anëtarit të LSDM, Vasko Kovaçevski, informon INA duke u thirrur në shkrime të portaleve maqedonase.

Ish-deputeti menjëherë pas vdekjes së babait është drejtuar tek prifti Stefan, i njohur për qëndrimet dhe pjesëmarrjen në protestat kundër ndryshimit të emrit në Manastir dhe qytete tjera.

Ish-deputeti Kovaçevski ka informuar priftin për vdekjen e babait dhe e ka ftuar për tia kryer ceremoninë e varrimit, por përgjigja e priftit Stefan ka qenë refuzuese.

“Zoti ta fal babain tuaj dhe i qoftë dheu i lehtë, por unë jam betuar se nuk i këndoj dhe nuk i shërbej tradhëtarëve”, ka thënë kleriku, transmeton portali maqedonas infomax. Pas kësaj ka pasur presione ndaj klerikut, mirëpo ai thuhet më tej se nuk ka pranuar asgjë.

Vasko Kovaçevski ka qenë ish-deputet i LSDM, ndërsa tani është drejtor i Termocentralit “REK-Manastiri”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments