Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSkandal: Në librin e gjeografisë për klasën e shtatë , nxënësit ende...

Skandal: Në librin e gjeografisë për klasën e shtatë , nxënësit ende mësojnë se Kosova është pjesë e Serbisë

Tekstet shkollore me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoni ende kanë përmbajtje fyese, nxitje ndëretnike dhe gabime tjera absurde, përfshirë edhe ato në raportet e saj me fqinjët, apo mësimin e gjeografisë dhe historisë së tyre.
Në librin e gjeografisë për klasën e shtatë të shkollës fillore, nxënësit ende mësojnë se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa në një ilustrim të atlasit të gjeografisë, poshtë flamurit të Kosovës, shënon emri Greqi, transmeton Gazeta Express. Përmbajtje fyese ka edhe në librat e historisë ku në disa pjesë të tyre shqiptarët e Maqedonisë paraqiten si dhunues apo se në zonat e tanishme kanë ardhur në shekullin e XVIII, pasi kanë dëbuar maqedonasit nga tokat e tyre. Gabime dhe përmbajtje ka edhe në raport me shtetet tjera, para se gjithash me Bullgarinë. Gjatë vizitës së fundit në Sofje, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është zotuar se nga tekstet do të largohen të gjitha fyerjet, dhe kjo sipas tij, do të bëhet në emër të fqinjësisë së mire, por nuk ka përmendur përmirësimet tjera.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments