Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderSkandal në Beograd: Ja si e kërcënojnë me armë menaxherin e futbollistit...

Skandal në Beograd: Ja si e kërcënojnë me armë menaxherin e futbollistit shqiptar (VIDEO)

Skandal në Beograd, ku është kërcënuar në mes të ditës me armë një nga figurat me të njohura të futbollit serb, menaxheri Nikola Damjanac.

Ky i fundit, bashkë me Fali Ramadanin, menaxhojnë kompaninë LIAN Sports, e cila la përveç emrave të njohur si Pjanic, Jovic, Koulibaly, Under apo Rebic, menaxhon edhe futbollistë shqiptarë duke filluar nga Armando Sadiku, për të vazhduar me Valon Behramin e Mërgim Bajramin.

Damjanac ishte në një restorant në Beograd bashkë me familjen e tij kur një person i është kundërvënë djalit të tij, Aleksa. Personi fillimisht kaloi pranë tavolinës së tyre dhe më pas u kthye dhe e qëlloi me shpullë 20-vjeçarin.

Një tjetër person goditi me grusht menaxherin, ndërsa ai që nisi sherrin nxori një pistoletë në mes të lokalit dhe e mbushi, duke u bërë gati të qëllonte.

Vetëm ndërhyrja e shoqëruesve të tij shmangën tragjedinë dhe ai u largua, ndërsa po kërkohen ende motivet e kësaj ngjarje shqetësuese që ndodhi të dielën.

Sipas mediave serbe, Damjanac ka marrë edhe më parë kërcënime dhe persona të ndryshëm e kanë kërcënuar që të mos vazhdojë më të jetojë në Serbi, si dhe të shkëpusë marrëdhëniet që ka me lojtarë të caktuar serbë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments