Në një nga cepat e lagjes Dizhon të Shkupit, jeton Familja pesë anëtarëshe Limani , që ka nevojë për ndihmë…
Ata janë zënë ngushtë nga skamja dhe përveç lutjeve, nuk kanë më nga t’ia mbajnë. Fukarallëku po i mbyt. Bëjnë jetë të rëndë. Madje aq të rëndë, sa me nuk durojne dhe duan ket hall ta ndajne me te tjeret vuajtjet po u zënë frymën.
Pas humbjes së bashkëshortit 12 vite me pare në këtë familje varfëria cdo ditë e më shumë po thellohej. Sherifja nene e tre femijeve thote se e ka shumë të rëndë për tja dal mban , ajo përpos përgjegjësisë për ti edukuar tre fëmijët eshte e obliguar te gjej menyrë për t’iu siguruar kafshatën e gojes.
Ata jane në shkolle te mesme dhe ne studime por me vete sikur bartin dhe njollën e ‘fukarasë’. Këtë epitet ata nuk po mund ta durojë më. Nuk kanë asnjë burim te vetëm , qoftë edhe ndihmë sociale.
“Per mua ka qen jeta shume e rend, me nje social, pas asn je lloj ndihme e tjeter, vetem me ndihmen enjerzve kush sa ka mund na ka ndihmu, ashtu kemi kalu , jeta shume e redn shume e veshtire sdi sit a pershkruaj sdi sit e them, shume rend , mbetem tu prit nga njerzit edhe socialin, vlera e tij nuk ishte me shume se 2 mije denare edhe ate tash ma kane ndal ka mbet pa hic dhe ashtu mundohemi te kalojm”, theksoi Sherife Limani.
Dhimbje të madhe për femijët e djalit ndjen edhe Seferi , gjyshi I cili është në një moshë të thyer , prandaj dhe nuk mund ti ndihmojë më shumë nipërit e tij ….
“Edhe ne kemi hek po nuk kishte qen azgje hekat tona , nuk mar as pension nuk kam si ti ndihmoju nipat ne fshat kemi jetu jemi mar me tok ehhhh m e shume qaj naten se diten , gjithe naten pi duahn qaty dhe ri merzitemn shume , mos me qen duahni , nje te keq ta qet , edhe ajo eshte mastraf po cka me bo , ishalla Zoti ymer ju jep , ato qeret pak me te medhenje jane po keto mbeten jetim te vegjel , eh paska qen rend per nenen e per bab qe qashtu punete e tona”, theksoi Sefer Limani.
E ëma , koka e familjes, Sherife Limani , ka të tjera halle mbi kokë. Ajo jeton me frikën se shtepia dita dites mund edhe te shembet , me lot në sy thote se shtëpia nuk mund të përballojë ndonjë dridhje eventuale të tokës që është evidente për qytetin e Shkupit. S’kemi nga t’ia mbajmë.
Ende besojnë se në këtë botë ka njerëz që kanë shpirt humanitar.Ndihma që për dikë do të ishte simbolike, për fëmijët e kësaj familjeje do të ishte mrekulli. Ndërsa për kryefamiljaren dhurata më e madhe do të ishte nëse do të mundej të siguronte një kulmn të sigurt për fëmijët e saj.
Hamide Ibrahimi