Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaS’ka nevojë më për “bllok” në Facebook, ja pse

S’ka nevojë më për “bllok” në Facebook, ja pse

Facebook ka lansuar një veçori të re për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll në përmbajtjet që duan t’i shohin në faqen kryesore.

Butoni “Snooze” (sy gjumë) i vendosur në këndin e djathtë të një postimi, do të sigurojë “heshtjen” e përmbajtjeve nga një person, faqe apo grup në Facebook për 30 ditë.
Veçoria e re do t’iu mundësojë përdoruesve të mos shohin postimet e dikujt pa pasur nevojë ta fshijnë nga lista e miqve, apo t’ia bëjnë “bllok” dikujt.

Për shembull, nëse keni parë shumë postime politike nga një person dhe ju pengojnë ato mund ta largoni përkohësisht nga faqja kryesore në Facebook “News Feed”, shkruan “TechCrunch”.

Facebooku ka theksuar se kur “Snooze” është në fazën e fundit të skadimit, përdoruesi do të njoftohet nëse dëshiron që t’ia mbyllë postimet personit të caktuar sërish, transmeton Albinfo.ch.

Përditësimi tashmë ka nisur të shpërndahet te përdoruesit e rrjetit social.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!