Makina që e ka shoqëruar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi ka dalë nga rruga tek Novo Sello, komuna Debërc, shkruan portali Ohrid 1.
Në vendin e ngjarjes është intervenuar me dy makina të Ndihmës së Shpejtë dhe një Ekip i Zjarrëfikësve.
Nga SPB Ohër kanë konfirmuar se sigurimi i Afrim Gashit ka dalë nga rruga në komunën e Debërcës.
“Në aksidentin janë lënduar tre persona dhe të njëjtit janë dërguar në spital”, kanë thënë për portalin nga SPB Ohër.
Kryetari Gashi sot ka qenë e paralajmëruar se do të shkojë për vizitë në Ohër, ku do të ketë takim edhe me kryetarin e komunës së Ohrit, Kirill Pecakov dhe me familjen Filevi e cila merret me prodhimin e perlave të Ohrit.