Si ta ruajme fytyren nga i ftohti

0
17
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

SI TE RUAJMË LËKURËN E FYTYRËS NGA I FTOHTI I DIMRIT

Keni një lëkurë të ndjeshme, e cila dëmtohet shumë në ditët e ftohta dimërore?

Nuk po arrini të gjeni dot produktin e duhur i cili do e mbrojë atë nga acari? Atëherë, ne ju sugjerojmë të provoni ta trajtoni fytyrën tuaj me një maskë natyrale e cila ka përbërës shumë të mirë, rezultati i të cilëve do t’ju lerë shumë të kënaqur.

Përbërësit
1 të bardhë veze,
½ lëng limon
1 lugë mjaltë

Përgatitja:

Në një tas hidhni të bardhen e vezës, rraheni mirë me një rrahëse vezësh deri sa të bëhet në formën e një marnge. Pastaj mund të shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit, përzieni mirë të gjitha së bashku deri sa të jetë formuar një mase homogjene.

Maskën e përgatitur e vendosni mbi fytyre dhe e lini të qëndrojë 20 minuta. Në fund shpërlani fytyrën me ujë të vaket dhe e fshini me një peshqir të butë si mëndafsh.