Elena Kadare, bashkëshortja dhe bashkudhëtarja e jetës dhe e veprës së Ismail Kadaresë, në një intervistë për “Shqiptarja.com” ka folur rreth shkrimit të librit më të ri “Kur sunduesit grinden”, që u promovua dje në panairin e librit Tirana 2018.
Promovimi është bërë me një pjesëmarrje të pazakontë të lexuesve dhe fansave të Kadaresë pranë stendës së shtëpisë botuese “Onufri”, të cilët “e kanë detyruar” shkrimtarin për rreth 2 orë e 30 minuta të qëndrojë aty duke biseduar e shkruar pareshtur autografe.
Elena Kadare që ishte pranë bashkëshortit të saj në këtë manifestim të vlerave të librit në Tiranë, rrëfen sesi ka nisur si ka nisur intriga e librit “Kur sunduesit grinden”.
Duke e parë Kadarenë, jo vetëm si bashkëshort, por edhe në distancën e lexuesve, Elena Kadare rrëfen makthin e përjetuar të shkrimtarit gjatë diktaturës, sa herë nisnin tentativat për ta dënuar. “Ishte fat që shpëtoi, për ne dhe letërsinë”, thotë Elena Kadare që është edhe vetë shkrimtare në profesion.