Pas mesnate çmim i naftës në Maqedoni do të shtrenjtohet për 1 denarë, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës, përcjell TV21. Një litër naftë do të shitet për 80,5 denarë. Për 1 denarë do të shtrenjtohet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, që pas mesnate do të shitet për 77,5 denarë për litër. Çmimet e karburanteve të tjera mbeten të njëjta.