Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaShqiptari plagosi gruan në Linz të Austrisë

Shqiptari plagosi gruan në Linz të Austrisë

Në qytetin e tretë më të madh në Austri, Linz, të enjtën ka ndodhur një ngjarje që ka ngritur në këmbë policinë dhe autoritetet e tjera në këtë shtet. Një 35 vjeçar e ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka ikur duke u bërë i pakapshëm për 3 ditë.

Tek të dielën, Policia austriake sipas “diepresse” ka dalë me disa informacione mbi sulmuesin, duke thënë se ai vjen nga Kosova, por nuk ka shtetësi edhe pse besohet se ka jetuar në Enns.

Prokurori i rastit Linz Philipp Christl ka dhënë informacione edhe për bashkëshorten e tij që është kroate 34 vjeçare, raporton Insajderi.

Por ajo që ka ngjallur reagim të madh në mediat austriake është fakti se sulmuesi kur është arratisur, ka ikur me një revole në drejtim të kopshtit dhe shkollës ku gjendeshin fëmijët e tij, vajza tre vjecare dhe djali 8 vjecare E kjo ka bërë që kopshti dhe shkollat të mbylleshin deri të premtën.

35 vjeçari tashmë është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje, teksa fëmijët janë dërguar në një shtëpi të sigurt shtetërore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments