Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShqiptari në Zvicër: Gruaja po më tradhëton me një turk, o ta...

Shqiptari në Zvicër: Gruaja po më tradhëton me një turk, o ta vras o ta lë këtë m.. gurbeti

Nuk e tregon emrin e tij të vërtetë, por ka një profil që mes tjerash mban emrin e qytetit të tij. Ai ka shpjeguar se është i dëshpëruar nga 25 vite sa po jeton në Zvicër, pasi që nuk i ka ecur asgjë mire, edhe pse thotë se ka një jetë të bukur dhe biznes të suksesshëm në shtetin më të pasur evropian.

Gostivarasi thotë se së fundi ka dëshmi që gruaja e tij, që e kishte martuar para 10 viteve, që ishte gruaja e dytë, po e tradhëton.

Dhe tradhëtia po bëhet me një turk nga Turqia, një bankier i suksesshëm në Gjenevë.

“Muajve të fundit e kanë shpeshtu lidhjen dhe gruaja më ikë shpesh nga shpija me arsyetime se po shkon tek motra në Itali. Jam duke e përcjellë dhe më në fund e zbulova se shkon me turkun. Jam në hall të madh dhe sdi si tia bëj. Ta vras kot është sepse shkojë në burg për një lavire që sja vlen. Por më mire po mendohem me ikë e me u kthy në vendlindje, atje ku kam disa dyqane me qira dhe mund të hap një biznes të suksesshëm. Një komshi i imi më ka sugjeruar të kthehem apo të shkojë në qytet tjerë, ndërsa të kërkoj divorc me gruan, me të cilën kam një fëmijë. Me gruan e pare kam 3 fëmijë që janë të suksesshëm dhe kanë arritur rezultate në studime dhe në profesionet e reja. Andaj jam krenar për familjen, por kjo lavire po më shkatërron jetën”, ka rrëfyer gostivarasi.

Disa vite më pare një Kosovar ka vrarë gruan, nisur nga normat e Kanunit, pasi e tradhtonte me një shtetas turk.

Shqiptari nga Kosova katër vite më pare para një gjykate në Sankt Gallen në Zvicër kishte rrëfyer ngjarjen se përse kishte vendosur ta vriste gruan e tij, që sipas tij, i rrënoi tërë jetën.

“Fajet i ka bashkëshortja ime! Sikur ajo të mos kalonte me turkun, me siguri se ajo sot do ishte në jetë. Ju si gjykatë duhet të dënoni edhe turkun sepse edhe ai ka faj, pasi ka fjetur me gruan time që e kisha të kurorëzuar. Ndoshta jam edhe unë fajtor, por faji im është i vogël, sepse gruaja ime dhe dashnori i saj turk më kanë shkatërruar jetën!- ishin fjalët e emigrantit nga Kosova, Rrahman.H.

Ai ka theksuar se Kanuni shqiptar i ka dhënë drejtë të vrasë gruan dhe se ka vepruar sipas këtij kodi. Por, nga ana tjetër, prokuroria zvicerane ka hedhur poshtë këto pretendime, duke bërë të ditur se kjo vepër vrasje nuk ka të bëjë me kanun apo kode të tilla.

Prokuroria kishte kërkuar 19 vite burg për veprën e bërë. Emigranti 44-vjeçar nga një fshat i Suharekës gjatë kohës po jetonte me familjen në Zvicër./origjinale.info

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments