Shqiptarët kryesojnë listën e emigrantëve që janë kthyer në atdhe, duke braktisur kështu shetetet e fuqishme përëndimore për vendin e tyre.
Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM), e cila thotë se mijëra shqiptarë janë kthyer në atdhe. Kjo organizatë ka ndihmuar miliona emigrantë të riintegrohen në atdhe, nëpërmjet disa hapave blerjen e biletave të fluturimit, ndihmën e udhëtimit dhe ofrimi i ndihmës për riintegrim.
Ajo ka bërë me dije se Shqipëria është vendi që ka përfituar më tepër nga programi i saj i kthimit dhe, duke thënë se:
Në vitin 2016, iu dha mbështetje 98,403 migrantëve që ktheheshin nga 110 vende pritëse ose transit.”
Emigrantët shqiptarë kanë duke kryesuar listën që ndiqet nga irakienët, afganët, serbët, shqiptarët e Kosovës etj.
Sipas të dhënave të IOM-it, në vitin 2016, shumica e shqiptarëve u kthyen nga shtetet europiane si Zvicra, Gjermania, Greqia, Austria, Holanda dhe Belgjika.