Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaShqiptarët në SHBA festojnë 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë –...

Shqiptarët në SHBA festojnë 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit Kuq e Zi

Kryebashkiaku Neil M. O’Leary i dha shqiptaro amerikanes Albana Lena versionin honorifik të postit të tij “Kryebashkiak i Ditës”, ndërsa Flamuri kuq e zi u ngritë në shtizën e Bashkisës së qytetit të Waterburyt

WATERBURY CT – Shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e trojet etnike shqiptare për rreth tyre, përfshirë diasporën shqiptare kudo nëpër botë, e cila ka 106 vjet që festonë çdo vit Ditën e Flamurit – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor, ka nisur festimin e kësaj feste e cila i gjen të përbashkuar shqiptarët kudo që janë.
Kjo festë gjithashtu e cila ka një traditë të hershme te shqiptarët e Amerikës, quhet shumë shpesh Dita e Flamurit, sepse dy ngjarje të rëndësishme u zhvilluan në të njëjtën ditë, në të njëjtin qytet: në të njëjtin vit më 28 nëntor 1912, u ngritë në Vlorë, Flamuri kuq e zi me Shqiponjën me dy krena nga Ismail Bej Qemali.

Para vitit 1912 Shqipëria ishte pjesë e perandorisë më të fuqishme të asaj kohe Perandorisë Osmane . Në janar 1912, kryengritja e parë dhe e fundit kundër sundimit osman filloi në Shqipëri. Ajo përfundoi me sukses në gusht 1912, duke dërguar sinjale vendeve të tjera evropiane, se Perandoria kishte rënë . Por me rënjen e perandorisë orekset grabitaqare të fqinjëve të Shqipërisë, si Greqia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Serbia dëshironin një ndarje të territoreve të Perandorisë Osmane mes tyre, prandaj kreu i lëvizjes kombëtare shqiptare, Ismail Qemali shpejt organizoi Kongresin Gjithqiptar në qytetin e Vlorës.

Gjatë Kongresit, 83 deputetë nga mbarë Shqipëria votuan për shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Osmane. Kjo deklaratë u shkrua dhe u nënshkrua më 28 nëntor 1912 dhe më vonë u lexua në prani të qindra shqiptarëve nga ballkoni i Kuvendit të Vlorës. Po atë ditë, Ismail Qemali ngallëzeu kudo shqiptarët me flamurin kombëtar të Shqipërisë, që ishte ngjitur pas flamurit të principatës së Skënderbeut, që ishte përdorur më shumë se 400 vjet më parë.
Këto ngjarje e madhe e kombit tonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, prandaj shqiptarët sot mbas rënjes së komunizmit – presin kudo me padurim Ditën e Pavarësisë dhe festimet e saj në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë Prishtinë – Kosovë, kudo që ka shqiptar në trojet tona etnike, në Ballkan, përfshirë shqiptarët në diasporë, sidomos shqiptarët në SHBA.
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë festohet më 28 nëntor dhe është një festë kombëtare në Shqipëri dhe për shqiptarët etnikë të shpërndarë anembanë globit.
Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë festohet në mënyrë të veçantë në Waterbury, Connecticut (Uotërbëri, Konektikat). Çdo vit, një ditë shpallet zyrtarisht si dite feste për shqiptarët, ku qyteti I rreth 30 mijë banorve nderon edhe komunitetin shqiptar duke e shpallur Kryetar Bashkie të Ditës, një veprimtar ose veprimtare tëkëtij qyteti.
Kjo ceremoni, gjatë së cilës ngrihet edhe flamuri kuqezi, u përsërit edhe këtë javë, për të 40-in vit radhazi, po me ndryshimin se u mbajt në 24 nëntor.

Të shtunën (24 nëntor), Kryebashkiaku Neil M. O’Leary i dha shqiptaro amerikanes Albana Lena versionin honorifik të postit të tij “Kryebashkiak i Ditës”.

Kështu, sot komuniteti shqiptar në Waterbury e festoi festën, i pari (e shtunën më 24 Nëntor) dhe kryetari i Bashkisë në qytetin e Waterbury në Connecticut, zotëri Neil O’Rearly, në nderim të komunitetit shqiptar në këtë bashki, ia dorzojë titullin “Mayor of the Day” një veprimtareje shqiptare Albana Lame , duke e quajtur atë për një ditë simbolikisht Kryebashkiake shqiptare për Ditën e Flamurit,

“Ky nderim nuk është vetëm për mua “ citohet të ketë thënë “Mayor of the Day”, Albana Lame, duke shtuar se : “ Se ky nderim i madh nuk kishte lidhje vetem me veten e saj. Ajo lidhet me mbarë komunitetin shqiptar në Waterbury, dhe kudo që ka shqiptar në trojet tona etnike, në Ballkan, përfshirë shqiptarët në diasporë, sidomos për shqiptarët e Amerikës” citohet të ketë thënë ajo nga foltorja e ceremonies me vulëne qytetit.

Simbas rrjetve sociale Lame u nderua në një prezantim gjatë ceremonies së zhvilluar në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Waterburyt, një ceremony kjo që përfshinte atë dhe familjen e saj dhjetra shqiptar nga ky qytet dhe zonat për rreth, grupe folklorike, të rinjë e të reja, veprimtar dhe udhëheqës të komunitetit shqip[tar.

Më pas në oborrin përpara bashkisë së qyteti ku gjendet shtiza e lart e flamurit amerikan u vendos Falamuri shqiptar në qytetin e Bashkisë së Waterburyt, ndërsa shqiptarët dhe të gjithë të pranishmit kënduan së bashku himnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë ceremonisë së shkurtër të ngrirë të ngritjes së flamurit.
Kryetari i Bashkisë së qyteti të Waterburyt, zoti Neil O’Leary, i cili ka krijuar një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë me komunitetin shqiptar në Waterbury dhe merr pjesë në çdo event të shqiptarve në këtë komunitet përshëndeti festën – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe lavdëroi shqiptarët e këtij qyteti për kontributin e madh që japin në integrimin e tyre në Shtetet e Bashkuara, dhe sidomos në qytetin e Waterburyt kua ata janë mjaft të susksesshem.

“Kombi shqiptar është shumë i fortë dhe shqiptarët sot në Kosovë, Shqipëri dhe trojet e tyre etnike, shqiptarët në mbarë botën – ëndërrojnë ditën kur kufijtë gjeopolitikë do tu kthen përsëri pas gabimeve të mëdha, që u ndodhën me ne shqiptarët, kur u nda Shqipëria. Por se ka për të ardhur një ditë për të gjithë Shqiptarët, për një Shqipëri të Etnike, e cila do të bashkonte shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Koha do të tregojë…..” tha një pjesëmarrës në këtë ceremoni për gazetën Bota sot.

Kurse, veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar Richard Lukaj – i cili postojë edhe fotografitë nga ky eveent shkruajti në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror, Facebook, : “ Urime për familjen dhe miqtë tanë që organizuan një ceremoni të bukur për nder të Pavarësisë së Shqipërisë sot në qytetin e Waterbury, CT. Sot ka pasur edhe një festë të madhe në Dallas dhe ngjarje të shumta do të ndodhin në ditët në vazhdim në Nju Jork, Uashington, Hartford, Filadelfia, Boston dhe qytete të tjera në të gjithë vendin dhe botën për atë që ku komuniteti ynë është i nderuar – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit të cilën ne e presim festimet të dielën në Qendrën e Qeverisë në Qytetin e Stamfordit”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments