Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShqiptarët duan të integrohen në BE dhe NATO si shqiptar dhe jo...

Shqiptarët duan të integrohen në BE dhe NATO si shqiptar dhe jo si maqedonas!

| REAGIM

ASH: Shqiptarët duan të integrohen në BE dhe NATO si shqiptar dhe jo si maqedonas!

Vlerat europerendimore dhe perspektiva euro-atlantike ka qenë dhe do të ngelet objektiv dhe përcaktim esencial i ASH-së në veprimin e saj politik.

Qeveria e Maqedonisë, në fushatën e saj, po shpërndan afishe dhe materiale propagandistike duke e bërë vetëm kombin maqedonas ekzistent në Maqedoni dhe gjithashtu duke shkelur mbi realitetin multietnik të vendit.

Afishet që zyrtarë të LSDM-së po i ndajnë me opinionin: Hyjmë në NATO dhe BE si maqedonas”, “ Me marrëveshjen e sigurojmë ardhmërinë maqedonase” dhe “Gjuha Maqedonase është e mbrojtur”, konfirmojnë shqetësimin dhe reagimet e ASH-së se kjo qeveri tenton ta zhbëjë kombin shqiptar, madje ta paraqes si të paqenë.

Shqiptarët e duan integrimin në BE dhe në NATO. Ata pa fajin e tyre kanë ngelur me dekada jashtë këtyre institucioneve ndërkombëtare pikërisht ndaj kontesteve politike të maqedonasve me fqinjët e tyre dhe sot kjo qeveri tenton t’ju mvesh kombin politik “maqedonas”.

E rikujtojmë Qeverinë LSDM-BDI se shqiptarët do të integrohen në BE dhe NATO si shqiptar dhe europian, por jo edhe si maqedonas.

Departamenti për Informim
Aleanca për Shqiptarët

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments