Armando Duka i ka dërguar një sinjal trajnerit De Biasi duke i thënë se ndeshja me Armeninë është e një rëndësie të veçantë dhe duhet t’a përgatisë sa më mirë.
“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e edicionit për mbarëvajtjen e ekipit tonë. Futbollistët tanë janë në formën maksimale dhe uroj që të jetë kështu deri në datën 29 për të dalë me rezultat pozitiv. Kemi vetëm një alternativë, fitoren”, tha Duka.