Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShpëtimtari i Ziadin Selës: Jam i shokuar kur pash listën ku akuzohem...

Shpëtimtari i Ziadin Selës: Jam i shokuar kur pash listën ku akuzohem për natën e 27 prillit

Lista e personave të cilët dyshohen për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë tanimë është dërguar në çdo vendkalim kufitar.

Sipas kësaj çdo person emri i të cilit figuron në listë është i ndaluar të lëshoj Maqedoninë si dhe secili prej tyre që aktualisht ndodhet jashtë vendit, duhet të arrestohet dhe të dërgohet para organeve hetuese.

Alsat sot publikoi listën 36 personave që akuzohen për rastin e 27 prillit me kualifikimin “cënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Por ajo që është për tu habitur është se në listë figuron edhe Feta Alimi, personi i cili i shpëtoi jetën kreut të ASH-së, Ziadin Selës. Alimi në një prononcim për Zhurnal tha se është i shokuar nga fakti që ka parë vetën në listë bashkë me ata persona që atë natë dhunuan Kuvendin.

Ai bëri me dije se momentalisht gjindet jashtë shtetit, por se do kthehet për 3 ose 4 ditë në Maqedoni dhe se pafajsia e tij do të dëshmohet.

“Jam i shokuar që të më fusin me një thes me këta persona. Shyqyr që është dëshmitari gjallë Ziadini dhe gjithçka do të qartësohet. Momentalisht jam jashtë shtetit por brenda 3-4 ditëve kthehem në Maqedoni dhe do të paraqitem”, ka deklaruar personi që i shpëtoi jetën Ziadin Selës, Feta Alimi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments