Qytetarët kritikojnë shpenzimet e majme për manifestimin e Marrëveshjes së Ohrit. Paratë harxhohet ndërkohë që qytetarët jetojnë në varfëri, mungesë të shkollave e spitaleve. Kjo sipas tyre është edhe një arsye më shumë që të rinjtë të braktisin vendin.
“Nuk është në rregull sepse populli ka nevojë për shkolla, në shëndetësi e partia në pushtet harxhon para për mitingje, për këngëtarë, për kot. Kemi nevojë në arsim, në spitale, kushtet janë katastrofalë në shkollat shqiptare a Bashkimi Demokratik harxhon pare për koncerte, për kot e kot”.
“Ato I kanë paratë, çka dëshirojnë bëjnë, ne mundemi vetëm me kërcy”.
“Për të varfërit le ti japin këto para, jo për koncerte. Nuk ka asnjë vlerë, kshyrin me I mbush xhepat e tyre, populli po vuan për bukë. Me 15 mijë denarë çka do të bësh, 15 mijë e kam rrogën, me kontratë jam, 4 mijë denarë e kam rrymën, a shpenzimet tjera ku I kam, askund, a vet I gjashti jam në shtëpi. Kan mujt me ju dhan fukarave, me ju dhan me hangër me pi, bukë me ju dhanë fëmijëve”.
“70 mijë euro koncert a njerëzit bukë s’kanë me hangër në shtëpi, bravo”.
“Qeveritë, këto që janë në koalicion, nuk mendojnë për popull mendojnë kësi llojë manifestime të mbajnë. Në vend se me ato pare të çelin diçka, ato bëjnë manifestime të kota edhe populli është tu vujt, po ik prej këtu. Çdo kush prej rinisë është duke mendu të ik prej këtu, jo të qëndroj”./Alsat.mk