Wednesday, May 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShokuese: Nëna në Dibër kryen akt seksual me burrin 60 vjeçar para...

Shokuese: Nëna në Dibër kryen akt seksual me burrin 60 vjeçar para vajzës së mitur, e detyron edhe atë

Stacioni policor në Dibër ka ngritur padi penale kundër B.B. (60) për shkak të dyshimit të
bazuar se ka kryer veprën penale “sulm seksual ndaj fëmiut që nuk ka mbushur 14 vite”.

“Në padinë penale është përfshirë edhe A.K. (37) nga Dibra për shkak të dyshimit të
bazuar për kryerje të veprave penale “kënaqje të epsheve seksuale para dikujt tjetër” dhe
“lënie pas dore dhe maltretim të fëmijës”, ka njoftuar MPB, shkruan Gazeta Lajm.

Policia shton se B.B. disa herë seksualisht, duke e prekur, e ka keqpërdorë vajzën e mitur
të dyshuarës së dytë A.K.

“Ajo me kërkesë të B.B. e ka detyruar vajzën e saj të kryejë veprime seksuale me 60
vjeçarin, por edhe vetë ka kryer akte seksuale në prezencë të vajzës së mitur. Vajza e ka
njoftuar për këto alte babin e saj, prej të cilit ka kërkuar ndihmë. Me vajzën është zhvilluar
bisedë në prezencë të profesionistëve nga Qendra ndërkomunale për çështje sociale në
Dibër”, njoftoi MPB.

Pas kësaj është sjellur vendim që A.K. të largohet nga familja dhe të ndërmerren masa
plotësuese për mbrojtjen e vajzës së mitur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments