Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShkruhen grafite antishqiptare në Shkup (FOTO)

Shkruhen grafite antishqiptare në Shkup (FOTO)

Ligji i gjuhëve në Maqedoni që u votua dje tani është duke nxjerrë edhe urrejtjen, albanafobinë dhe ksenofobinë në vend. Instituti për Trashigimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve sot në mëngjes është mbuluar me mesazhe morbide për shqiptarët! Një kryq i zi i cili është shoqëruar edhe me grafitin ”Smrt za shiptari” apo ”Vdekje për shqiptarët”.
Gjithashtu, votimi i ligjit pati edhe pasoja tjera, incident i nisur nga Nikolla Gruevski, ish-kryeministër në Kuvend dje dhe djegia e veturës së deputetes së LSDM-së, Sllavica Shumanska-Miteva si hakmarrje ndaj votës së saj ”PëR” këtë ligj, shkruan Telegrafi.

Deputetët e shumicës parlamentare, LSDM dhe BDI, janë duke u siguruar nga policia e vendit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments