Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionShkrimin që s'do ta shkruaja kurrë

Shkrimin që s’do ta shkruaja kurrë

Ne rrethanat normale ky shkrim nuk do te shkruheshte kurre. Megjithate, shtytja humane qe shkon edhe pertej gjenetikes humane, sikur me zgjon nje keqardhje te natyrshme per fqinjet tane,( te cilet kurre per te tille nuk na njohen) maqedonas.
Perpara ketij presioni, pse jo edhe represioni politik,ekonomik dhe ushtarak nga vendet e demokracive perendimore , kunder identitetit dhe ekzistences te nje populli te vogel, qe veten sipas te gjitha te drejtave universale e quajne maqedonas, eshte i papranueshem.
Politika fashiste-greke qe ka shfarosur me mijera shqiptare te camerise (pjesen e mbetur e ka debuar), fatkeqsisht ka gjetur mbeshtetje te plote ne vendet me te fuqishme perendimore, qe me masa te tjera (me te buta) te shfaros ose te c’kombtarezoj edhe popullin e vogel maqedonas.
Nese i thirremi ngjarjeve historike, eshte ky popull qe duartrokiti dhe perkrahu gjakderdhjen e shqiptareve nga kriminelet serb ne Kosove si dhe gjakderdhjen e shqiptareve nga kriminelet e gjirit te vet ne keto troje, ku qindar vjete ndajme te miren dhe te keqen bashkarisht.
Tani, besoj qe ky popull duhet perfundimisht t’i kthej syte nga Zoti; ta shoh te verteten historike ne sy dhe te pranoj bashkqytetaret e tyre shqiptare, jo vetem me te drejta te barabarta kushtetuese, por edhe si mbrojtes te vetem te tyre. Te mos harrojne izolimin qe i beri Greqia, Serbia dhe Bullgaria (perpos shqiperise qe i hapi te gjitha dyert per shpetimin e saj), ne kohen qe ky shtet dhe ky popull, te inkurajuar nga qarqe te fuqishme dhe antishqiptare te kohes, shpalli pavaresimin e vendit duke vrare dhe duke masakruar fqinjet e tyre shqiptare.
Ne si shqiptare nuk e harrojme historine , por si te tille nuk jemi ne gjendje asnjehere dhe ne asnje rast t’i shtypim fqinjet tane te vegjel. Pas ketij referendumi qe duket se eshte akt i kryer, edhe shqiptaret do te humbin, per nje afat te gjate, shumecka nga e drejta e tyre historike, por nje dite, duke qene shume me te fuqishem dhe me te nevojshem per interesat perendimore ata do te arrijne te bashkohen ne nje shtet te vetem, ndersa populli i vogel maqedonas, pas ketij referendumi, nese nuk i zgjidh promblemet e brendshme me shqiptaret do te duhet perfundimisht te “pershendetet” me historine.
Shpresoj qe vetem njehere ne histori te reflektoni drejte ju fqinje te vegjel te shqiptareve.

Lebit Murtishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!