Monday, February 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeShqipëriSHIKONI SE SI TENTON TE KORRUPTOJE POLICIN (VIDEO)

SHIKONI SE SI TENTON TE KORRUPTOJE POLICIN (VIDEO)

Një shofer i dehur dhe një tjetër drejtues që shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, u arrestuan këtë mëngjes nga Policia, pasi tentuan të korruptojnë efektivët rrugorë. Në dy situata të ndryshme, policia e Tiranës vuri në pranga Donald Nelën dhe Tedian Z.

Shoferi i dehur tentoi të korruptojë policët me 3 mijë lekë
A1 Report siguron videon e ndalimit te shoferit Donald Nela qe drejtonte makinen ne gjendje te dehur, dhe momentin kur tenton t’i jape parate te futura ne dokumentet e automjetit.

Në orën 05.30 të mëngjesit të së dielës tek kryqëzimi i “Vasil Shantos” dy punonjës të policisë rrugore, F.A dhe A.H ndaluan automjetin tip Nissan me targa TR 5345 U të drejtuar nga 21-vjeçari Donald Nela. Sipas Policisë ai ka bërë manovra të gabuara ndërsa pas kryerjes së testit, rezultoi se ishte i dehur. Në kushtet kur punonjësit e policisë i kanë kominukuar se do të shoqërohej në ambientet e Drejtorisë së Policisë, Nela ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë me 3 mijë lekë. “merri lëkët dhe më lini që të vazhdoj”, mësohet t’i ketë thënë i riu efektivëve. 21-vjecari akuzohet për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ja videoja kur shoferi tenton ti jap para policit. (Video)

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments