Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShigjeta.net: Zoran Zaev lut Ziadin Selën në takim

Shigjeta.net: Zoran Zaev lut Ziadin Selën në takim

Gjatë kësaj jave pritet të realizohet takim mes liderit të Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Nuk jepen informata për ditën dhe vendin se ku mund të realizohet ky takim,

“Po mund të them se gjatë javës pritet të takohet lideri Sela dhe ai i LSDM-së Zaev. Kjo është shumë e sigurt sepse nuk ka logjik ky takim të shtyhet më tepër. Një prolongim i mëtutjeshëm i këtij takimi, nuk do të ishte në interes as të LSDM-së dhe as ASH, sepse është kohë që disa punë të definohen në këtë takim”, thonë të njëjtat burime nga ASH.

Kryeministri Zaev në deklaratën e fundit tha se do të realizojë takim me Selën, partnerin tjetër qeveritar për të diskutuar raportet brenda koalicionit, e cila edhe pse në qeveri koalicionoi me BESËN për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sela, madje disa herë ka kritikuar qasjen e kryeministrit, se mbron vetëm partnerin tjetër shqiptar BDI, veçmas kur janë në pyetje zgjedhjet lokale. Ndërkohë, Zaev së fundmi tha se ka shumicën edhe pa partinë e Selës, gjë e cila ka krijuar mjegull në relacionet e partnerëve qeveritar./shigjeta.net/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments