Sunday, November 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriSherri me Myftiun te xhamia “Dine Hoxha”, Kalaja: 4-5 veta nuk përfaqësojnë...

Sherri me Myftiun te xhamia “Dine Hoxha”, Kalaja: 4-5 veta nuk përfaqësojnë xhaminë. Besimtarët: S’janë prej nesh (VIDEO)

Një grup personash kundërshtuan mbrëmë praninë e Myftiut të Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha” në një aktivitet rutinë, të njoftuar më herët edhe nga imami Ahmed Kalaja, i cili kishte organizuar pritjen në xhami.

Siç duket edhe nga videot e shpërndara në rrjetet sociale, pas fjalës së tij, imami Kalaja ka ftuar Myftiun Lauren Luli që të flasë për besimtarët e pranishëm, por pak sekonda më pas janë ngritur një grup personash duke kërkuar largimin e Lulit me argumentin se KMSH nuk i përfaqëson ata duke kërkuar një komunitet tjetër.

Situata ka agravuar edhe më tej ku grupi në fjalë, i cili u identifikua më pas nga Kalaja se nuk ishin pjesë e asaj xhamie, kërkoi me ngulm largimin e Lulit. Pas ndërhyrjes së imamit Kalaja dhe besimtarëve që ishin të pranishëm, situata u qetësua duke vijuar më tej me aktivitetin.

Pas ngjarjes, Kalaja tha se xhamitë nuk janë vendi ku mund të diskutohen problemet personale që besimtarët mund të kenë me KMSH, pasi sipas tij këto duhen ndjekur në institucione të tjera.

“Ne jemi mbledhur këtu për të folur për Zotin, namazin dhe besimin. Kush do të zgjidhë problemet e veta me KMSH, le t’i zgjidhë përmes ligjit dhe institucioneve të shtetit shqiptar, jo këtu. 4-5 veta nuk përfaqësojnë as imamin e as xhematin (besimtarët). Imami fton dikë në besën e vet dhe besimtarët duhet t’i binden imamit të tij”, tha Kalaja duke i kërkuar falje të pranishmëve për çfarë ndodhi.

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!