Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaShënohet viktima e parë nga koronavirusi në New York

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në New York

Është shënuar viktima e parë edhe në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Viktima është një 82-vjeçare, e cila ndërroi jetë në një spital në Neë York, pasi ishte prekur nga Covid19 dhe njëkohësisht vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Në SHBA numërohen të paktën 2658 të prekur nga Covid 19, ndërkohë që deri më tani janë shënuar 50 viktima.

Kujtojme se koronavirusi është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ndërkohë në Evropë shteti më i prekur është Italia e cila ka shënuar mijëra viktima.

Kjo vjen pasi një ditë më herët, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me urgjencë një ligj dypartiak, që parashikon masa lehtësuese ndaj koronavirusit. Votimi në Kongres ndodhi vetëm pak orë pasi Presidenti Trump, njoftoi planet e reja për përballimin e krizës.

Ligji, i cili u miratua pa debat, mundëson fonde për të sëmurët, leje familjare të paguar, siguracion për ata që do të humbasin vendet e punës, si dhe programe me ndihma ushqimore.

Gjithashtu parashikohet kryerja falas e testimeve për koronavirus për çdo amerikan, pavarësisht nëse kanë apo jo siguracion shëndetësor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments