Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShëndetësia, pastaj rikonstruim i Qeverisë

Shëndetësia, pastaj rikonstruim i Qeverisë

Fatos RUSHITI

Kompletimi i kabinetit qeveritar me emërimin e ministrit të Shëndetësisë, ministrit pa resor që mbulon Investimet e huaja dhe zëvendësministrit të Arsimit, po vonon edhe më tej. Shtizat vazhdojnë të thyhen tek Ministria e Shëndetësisë, ministri kjo që kërkohet nga LSDM-së e që më parë udhëhiqej nga kuadër i Aleancës për Shqiptarët. Por siç merr vesh gazeta KOHA në rrugë jozyrtare, Shëndetësia prej tre deri në pesë muaj do ti takojë ASH-së deri në një rikonstruim të gjerë të Qeverisë. Se më shumë shanse ka që Shëndetësia t’i takojë përsëri ASH-së e thotë për gazetën KOHA edhe njëri nga zyrtarët më të lartë të LSDM-së, por që deshi të mbete anonim. “Shanset serioze janë që Ministria e Shëndetësisë të mbetet e njëjtë, në duar të ASH-së, edhe pse në tavolinë ka dhe opsione tjera”, tha për gazetën njëri nga zyrtarët e lartë të LSDM-së. Për rekonsturim pak më të gjerë të Qeverisë gazeta KOHA raportoi edhe tre javë më parë, ku do të lëviznin tre deri në katër dikastere mes partnerëve qeveritar – Shëndetësia, Arsimi, Drejtësia dhe Transporti. Nga ASH bëjnë të ditur se në takimin e fundit që kanë pasur liderët Zoran Zaev dhe Ziadin Sela, edhe atë para dhjetë ditësh, nuk është përmendur posti i “zëvendëskryeministrit për reforma” si kompensim për ASH që kjo të dorëzojë dikasterin e Shëndetësisë. Sipas asaj që thonë nga ASH, informatat janë plasuar nga individë dhe media të afërta me LSDM-në, por që kjo nuk do të ndodh për asnjë arsye. I vetmi kompromis që mund të bëjë ASH është që të drejtojë ndonjë ministri tjetër të rëndësishme si ajo e Arsimit apo e Transportit dhe Lidhjeve, thonë nga ASH. “Parimisht, ASH është e vendosur të qëndrojë në Qeveri edhe përkundër obstruksioneve të rivalëve tanë politik. E dyta, ASH do të bëjë kompromis vetëm nëse sigurohet se ajo do të udhëheq me post ministri me peshë të njëjtë me Ministrinë e Shëndetësisë, por jo post zëvendëskryeministri. Siç e dimë ne, Zaevi nuk i ka përmendur Ziadin Selës në takimin e fundit postin e ‘zëvendëskryeministrit për reforma’. Informatat kanë dale nga individë që kanë punuar gjithmonë për interes të maqedonasve duke dëmtuar peshën politike të partive shqiptare, si dhe nga media të caktuara. Ne nuk mund të prejudikojmë se çdo të ndodh deri në fund për këtë çështje, por habitemi se si një kryeministër që flet për reforma, e vonon pikërisht kompletimin e Qeverisë. Nëse e ka presione nga BDI që ASH të mos udhëheq me Shëndetësinë, siç po flitet – duhet ta ketë gabim, sepse ishte ASH që i mundësoi marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë, ngase dikush tjetër deri në moment të fundit kalkulonte me VMRO-në. Urojmë të mos e harrojë këtë Zaevi. Tjetra, Zaevi duhet të dijë se nga pozicionin e ASH-së në Qeveri e determinojnë votat që mori në zgjedhje lokale dhe çdo kalkulim tjetër, Zaevi e di që nuk do pritej mirë nga ambasadat e rëndësishme në vendin tonë”, thonë zyrtarë të lartë të ASH-së. Nga ana tjetër, thonë në ASH, nëse LSDM do të insistojë në postin e “zëvendëskryeministrit për reforma”, kjo parti mund të kërcënojë me braktisje të Qeverisë si e vetmja mënyrë për të mbajtur post të rëndësishëm sikurse është ministria.

Ndryshe, nga deklarata për media e kryeministrit Zaev që dha më 3 dhjetor, duket qartë që kjo parti synon të marrë Shëndetësinë. “Po bisedohet për plotësimin e vendit të ministrit të Shëndetësisë pas largimit të kryetarit të Gostivarit, doktor Arben Taravari. Kjo pasi që gjatë ndarjes fillestare të resorëve, Shëndetësia iu dha Aleancës për shkak të doktor Taravarit, i cili ishte i pranueshëm për mjekët gjithandej Maqedonisë. Tani flasim vetëm për atë se si ta plotësojmë këtë vend. Nuk po bëjmë kombinime të reja. Edhe disa ditë do të publikojmë kornizën e plotë të Qeverisë”, u shpreh Zaevi tre ditë më parë. Zaevi, përveç takimit që ka pasur me kryetarin ASH-së, Ziadin Sela, një takim ka pasur edhe me kryetarin BDI-së, Ali Ahmeti, por pa dhënë asnjë detaj për publikun. Nga BDI përjashtojnë zërat se i bëjnë presion Zaevit që ASH të mos e mbajë Shëndetësinë, por sipas disa burimeve të afërta me këtë parti, merret vesh se LSDM me këto lëvizje dëshiron të bind shqiptarët se mënyra më e mirë është që ata të anëtarësohen në LSDM e jo të vrapojnë pas partive tjera shqiptare. “Në LSDM ka një grup që më shumë interesohen që kjo parti të anëtarësojë shqiptarë dhe me kalkulimet për Shëndetësinë, e ka vetëm që të bind shqiptarët se LSDM është shpresa për ata e jo dhe partitë tjera shqiptare. BDI ka pozicionet e veta dhe ka kuadro të përgatitur që në çdo kohë të plotësojnë vendet e zbrazura dhe nuk harxhojmë energji kundër asnjë partie politike shqiptare”, thonë burime të afërta me BDI-në. Gazeta KOHA u përpoq të marrë deklaratë edhe nga nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, dhe sekretari i përgjithshëm, Aleksandër Kiracovski. Ky i fundit, edhe pas premtimeve se do të qartësojë pozicionin partiak për Ministrinë e Shëndetësisë, deri në mbylljen e gazetës nuk dha përgjigje. (koha.mk)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments